Të krijohen kushte të përshtatshme për gjitjhëpërfshirjen e fëmijëve me vështirësi

Sikurse barazia gjinore, po ashtu edhe gjithëpërfshirja është parim themelor i konceptit të ri. Gjithëpërfshirja, ndryshe nga më parë, kur nuk ishte rregulluar ligjërisht dhe iu la "vullnetit të mirë" të drejtorëve dhe mësimdhënësve të shkollave, nëse ata do të pranojnë një nxënës të caktuar apo jo, tani me ligjin e ri për arsimin fillor, si dhe me Konceptin, si asnjëherë më parë deri më tani, jo vetëm që rregullohet, por të gjitha hapat për zbatimin e tij janë parashikuar dhe planifikuar në interes të nxënësve me vështirësi dhe të gjithë nxënësit e tjerë me nevoja të veçanta arsimore.

Kjo do të thotë që janë sjellur të gjitha aktet nënligjore, ofrohet ndihmë nga asistentë arsimorë dhe asistentë personalë për këta nxënës, mundësohet të zhvillohet një plan individual arsimor për secilin nxënës me nevoja të veçanta, programe të modifikuara, si dhe krijimin e kushteve fizike në shkolla për këta nxënës.

Ajo që duam të theksojmë është se për herë të parë futet në mënyrë sistematike shërbimi i ndihmës arsimore, e cila është një parakusht për sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës. Me këtë ndihma arsimore do të jepet në përputhje me Ligjin për Arsimi Fillor, do të financohet nga Buxheti i RMV, gjegjësisht përmes Buxhetit të MASH-it për vitin 202, ku janë siguruar mjetet në vlerë prej 59 milion denarë.

Në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it, në gjysmën e dytë të majit, fillojmë me trajnimin e kuadrit në shkollat speciale, gjegjësisht trajnimin për trajnerë për asistentë arsimorë, të cilët duhet të kryejnë më tej trajnimin e asistentëve arsimorë që do të zgjidhen dhe do të mbahen trajnime për mësimdhënësit e klasave në të cilat do të përfshihen këta nxënës.

Në pajtim me Ligjin e ri për Arsim Fillor, shkollat speciale gjegjësisht shkollat në të cilat edukohen dhe arsimohen nxënësit me vështirësi të marrin veprimtari shtesë, të bëhen Qendra për resurse ku do të mundësohet lëvizje e kuadrit ekzistues me përvojë i cili do të mbështet nxënësit gjithëpërfshirës si dhe ekipeve gjithëpërfshirëse në shkollat e rregullta.

Nga ky vit, sigurimi i arritshmërisë është kusht i detyrueshëm që duhet të plotësohet për të marrë mjetet financiare për adaptim, rinovim ose ndërtim të një shkolle me mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përveç kësaj, në drejtim të përparimit të procesit të gjithpërfshirjes në rrjedh është implementimi i Projektit për qasje të papenguar në 14 institucione arsimore në të gjithë vendin - 6 shkolla fillore, 4 shkolla të mesme dhe 4 fakultete përmes Programit të Veprimit të 2019-IPA 2 - BE for inclusion për të cilën është përgatitur dokumentacioni teknik (projekte për adaptim) dhe presim që aktivitetet ndërtimore të fillojnë në qershor / korrik 2021. Në kuadër të projektit IPA "Bëhu IN, bëhu inkluziv, bëhu gjithëpërfshirës ", janë ndarë 320 bursa për fëmijë me vështirësi të cilët janë përfshirë në arsimin e rregullt për klasën e parë dhe të dytë dhe në rrjedh është shpallja e re për ndarjen e 150 bursave shtesë për vitin e ardhshëm shkollor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.