Nëse "thelbi" i Konceptit, parimeve, strategjive dhe metodave të mësimit dhe mësimnxënies lidhet me planin mësimor të ofruar, atëherë është e qartë se nuk ka ulje të numrit të orëve, as nuk është në dëm të nxënësve . Deri më tani, është thënë se nxënësit janë të mbingarkuar, se ata kanë shumë lëndë dhe tani, në përpjekjen e parë për një ndryshim thelbësor në interesin e nxënësve, për t'u çliruar nga "njohuritë e panevojshme", njohuritë faktike, pyetja lind pse bëhet kjo.
Në periudhën e parë të arsimit fillor, sipas moshës së nxënësve, programet mësimore janë të zhvilluara në atë mënyrë që mundësojnë përmes metodës së lojës, hulumtimit dhe mësimit përmes përvojës, natyrisht përmes integrimit të qëllimeve, përmbajtjes së lëndëve të ndryshme mësimore , nxënësit ti arrijnë rezultatet e parashikuara nga të mësuarit.
Me integrimin e lëndëve mësimore në klasat e larta, numri i përgjithshëm i orëve nga fushat shkencore që janë mësuar deri më tani përmes lëndëve të ndryshme nuk është zvogëluar. Numri i orëve, lidhja dhe orari i moduleve do të japin një ide të qartë të përfaqësimit të secilës disciplinë shkencore kur të hartohen programet mësimore. Janë sjellur programet mësimore për klasën e parë dhe të katërt, nga të cilat mund të shihet qartë cilësia e re.