Informatë
Mësimdhënësit nga klasa e parë dhe e katërt në vitin e ri shkollor 2021/2022 mësimin do ta planifikojnë në mënyrë të re, në përputhje me udhëzimet e fituara në trajnimet nga Moduli 2:
Planifikimi dhe realizimi i mësimit sipas koncepcionit të ri për arsimin fillor
Për atë qëllim Byroja e Zhvillimit të Arsimit, programet e reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt dhe formularët për planifikim i bashkangjet si vord dokument, ndërsa për plotësimin e tyre mund të shfrytëzohen programet e reja mësimore për klasën e parë dhe të katërt mund të shkarkohen në linqet e dhëna më poshtë.
Programe mësimore për klasën e parë
Programe mësimore për klasën e katërt
Planifikimi i realizimit të programit mësimor
Shtojca1: Formulari – Planifikimi i realizimit të programeve mësimore
Planifikimin e përgatitë aktivi profesional, para fillimit të vitit të ri shkollor, a më së voni deri më 31.08.2021. Në kuadër të aktivit analizohet programi mësimor dhe kryhet shpërndarja e orëve nga temat e programit mësimor në përputhje me përmbajtjet dhe standardet për vlerësim të dhëna në programin mësimor. Gjithashtu, ato ndërlidhen me shembujt e dhënë nga aktivitetet në program, nëse nuk ka shembuj për një standard të caktuar ose arsimtarët vlerësojnë se një aktivitet tjetër është më i përshtatshëm për arritjen e standardit, atëherë e shkruajnë aktivitetin e ri, por duhet të udhëhiqen nga qasja inovuese (inovative) nga Koncepcioni dhe trajnimet e realizuara.
Gjatë plotësimit të Formularit mësimdhënësit e shfrytëzojnë tekstin nga programet mësimore të dhëna si vord dokument
Shtojca2 Formulari – Skenari për orë
Planifikimin e përgatitë aktivi profesional, më së voni një javë para fillimit të realizimit të orëve nga tema e caktuar. Në formularin plotësohen përmbajtjet dhe standardet e njëjta në përputhje me programet mësimore dhe planifikimin e më hershëm, me këtë konkretizohet data e realizimit të orës dhe në bazë të aktiviteteve nga programi specifikohen skenarët për orë mësimore dhe mjetet e nevojshme për realizimin e orës. Për çdo orë mësimore planifikohet skenar i veçantë (nuk përgatitet një skenar për më shumë orë mësimore). Atëherë, kur me një standard punohet në më shumë orë, për çdo orë duhet të ketë aktivitete të ndryshme dhe për atë skenarë të ndryshme.
Gjatë plotësimit të Formularit, mësimdhënësit e shfrytëzojnë tekstin nga programet mësimore të dhëna si vord dokument, pothuajse të gjitha elementet nga planifikimi, përveç datës, skenarin për orë mësimore dhe mjetet për realizimin e orës.
Shtojca3 Formulari – Planifikimi javor
Planifikimin e bën mësimdhënësi individualisht sipas formularit të dhënë prej më parë për tërë javën. Shkruhen vetëm përmbajtja dhe standardet për vlerësim që planifikohen për orën mësimore.
Në integrimin ndërlëndor evidentohen lëndët mësimore dhe nocionet/aktivitetet me çka mësimdhënësi planifikon ta realizon integrimin.
Ky planifikim paraqet bazën për udhëheqjen e ditarit elektronik. Në planifikimin javor duhet të kenë qasje dhe prindërit/kujdestarët. Nëpërmjet tij ata kanë qasje në orët mësimore të cilët do ti kenë fëmijët e tyre gjatë javës (megjithatë orari nuk duhet të jetë i fiksuar) që është më e rëndësishme, në atë që fëmijët e tyre do të mësojnë (nëpërmjet standardeve për vlerësim).