Programet mësimore përpilohen në bazë të Standardeve Kombëtare për arritjet e nxënësve në fund të arsimit fillor dhe ato sigurojnë autonomi të plotë të mësimdhënësve për përshtatjen e mësimdhënies tek individët dhe grupet që do të mundësojë realizimin e rezultateve të pritura të secilit nxënës. Mësimi faktografik zëvendësohet me mësimin me kuptim. Vlerësimi formativ merr përparësi përkundër vlerësimit përmbledhës, që do të thotë se çdo ditë do të ndiqet dhe evidentohet avancimi i nxënësve. Nxënësit që nga mosha e re futen në vlerat qytetare në lidhje me barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen, multikulturalizmin, kujdesin për mjedisin jetësor dhe të ngjashme. Ato do të fitojnë kompetenca në disa fusha që bota moderne i shënon si më të rëndësishmet.

Programet mësimore janë në dispozicion në ueb faqen e internetit të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit