Versioni draft i Konceptit për Arsimin Fillor ishte përgatitur nga grup ekspertësh i formuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, të cilën e përbëjnë këshilltarë nga vetë institucioni, mësimdhënës të shkollës fillore dhe profesorë të universiteteve. Pastaj ajo ishte lëndë e debatit publik që zgjati pothuajse 2 muaj, ndërsa u rrumbullaksua me diskutim tërë ditor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës u miratua versioni përfundimtar të këtij dokumenti strategjik.

Koncepti nënkupton model të ri arsimor të edukimit përmes të cilit çdo fëmijë do të mund ta arrijë potencialin e tij të plotë. Shkolla do të bëhet vend interesant për të rinjtë. Me planin për ndryshime mbesin të disponueshme përmbajtjet që shumë prindër paguajnë aktualisht që fëmijët e tyre t’i mësojnë pas orëve. Do ta kompensojmë atë hendek në kohën e kaluar në shkollë nga nxënësit tanë dhe të tjerët në Europë, e cila është rreth 900 orë për dallim gjatë tërë edukimit deri në moshën e rritur. Dokumenti është i disponueshëm në линк

Prezantime nga trajnimi i mësimdhënësve për Konceptin e arsimit fillor